Aksident i trefishtë në kryqëzimin e Gjadrit, 5 të plagosur, mes tyre edhe një vajzë 6 vjeçe

foto ilustruese

LEZHË- Tre automjete janë përfshirë në një aksident pak minuta më parë, rreth orës 18:20 në kryqëzimin e Gjadrit. Sipas policisë, janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në makinën e I. B., bashkëshortja dhe vajza e mitur 6-vjeçare. Të lënduarit u transportuan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë: 
Lezhë/ Informacion paraprak. Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI