Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen pesë persona, mes tyre një fëmijë
Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mbrëmje në superstradën Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit. Në ngjarje janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës ku po marrin ndihmën e parë. “Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia. Në...