Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Nuk do të ndalemi derisa të kthehen trupat e tyre”, Rubio takohet me familjet e pengjeve në Izrael
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi se përpjekjet për kthimin e pengjeve izraelite vazhdojnë intensivisht. Teksa po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael, ai u takua me familjarët e dy ushtarëve amerikano-izraelitë, të cilët janë ndër 13 pengjet që ende nuk janë dorëzuar nga Hamasi. “Nuk do t’i harrojmë jetët e pengjeve që humbën në robëri në duart e Hamasit. Sot u takova me familjet e shtetasve amerikanë Itai Chen dhe Omer Neutra. Nuk do të ndalojmë përpjekjet derisa trupat e tyre, si dhe ato të të gjithë pengjeve të tjerë, të kthehen në atdhe”, shkroi Rubio në “X”. Top Channel