Lirohet gabimisht nga burgu abuzuesi i një 14-vjeçareje në Londër/ Autoritetet e shpallin në kërkim, nisin hetimet

Policia britanike ka shpallur në kërkim një të dënuar për abuzim seksual, i cili u lirua gabimisht nga burgu.

Hadush Kebatu, një emigrant i paligjshëm nga Etiopia, ishte dënuar me 12 muaj burg për abuzim seksual ndaj një vajze 14-vjeçare dhe një gruaje në Epping, Essex.
“Kjo situatë është thellësisht shqetësuese dhe jemi të përkushtuar ta gjejmë dhe ta arrestojmë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e policisë.
Një zyrtar i burgut është pezulluar, ndërsa Shërbimi i Burgjeve ka nisur një hetim të plotë mbi mënyrën si ndodhi lirimi i gabuar.
Kryeministri Sir Keir Starmer e cilësoi lirimin krejtësisht të papranueshëm, ndërsa ministrja konservatore Kemi Badenoch e quajti një nivel të pabesueshëm paaftësie.
Deputetja liberaldemokrate Marie Goldman kërkoi një hetim publik, duke thënë se incidenti tregon për probleme serioze në sistemin britanik të burgjeve.
 

Top Channel