Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“A e ke pasur…”/ Babai vrau djalin 37-vjeçar, si nisi sherri banal mes tyre: Do të të zhduk, pijanecët…
Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e 37-vjeçarit Asim Gjoni, nga babai i tij Hekuran Gjoni, natën e 1 shkurtit të këtij viti, teksa dosja ka zbuluar detajet se si nisi sherri mes tyre. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet se si ka ndodhur ngjarja, teksa fillimisht ata kanë debatuar me fjalë, pas fjalëve fyese që kanë nisur nga Asimi kundrejt babait 74-vjeçar. Pas kësaj 74-vjeçari ka marrë thikën e bukës, në tavolinën ku po darkonin, dhe ka goditur djalin e tij. “E pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja Brunilda Hekuran Shetro e cila ka shpjeguar se: Ka rreth një muaj që ndodhet në banesën e babait të saj. Rreth orës 19.00 ajo...