Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Marrëveshja diplomatike Ukrainë-Rusi, Kremlinit nuk i intereson as ndërhyrja e SHBA-së: S’ka kompromis
I dërguari i lartë ekonomik i Rusisë, Kirill Dmitriev, deklaroi se Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja janë pranë arritjes së një zgjidhjeje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në territoret ukrainase. Pretendimi i Dmitriev bie ndesh me qëndrimin aktual të Kremlinit, i cili vijon të refuzojë çdo kompromis dhe të kërkojë dorëzimin e plotë të disa territoreve, si parakusht për paqe. Dmitriev mbërriti në SHBA pak ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka theksuar më parë se pozicioni i Rusisë, për t’i dhënë fund armiqësive përgjatë vijave aktuale të frontit, nuk ka ndryshuar. Edhe Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, tha se ndalimi i luftës pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse paqeje do të nënkuptonte harrimin e...