Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Kërkohej nga autoritetet gjermane, kapet shqiptari në Kakavijë
Një shtetas shqiptar, i kërkuar nga autoritetet gjermane, është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Ai u ndalua nga oficerët e Departamentit të Kontrollit të Pasaportave të Kakavijës, në bashkëpunim me Nëndrejtorinë për Ndjekjen dhe Hetimin e Krimeve të Janinës. Gjatë kontrollit pas hyrjes së tij në Greqi nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës u zbulua se mbi të rëndonte një urdhër-arresti evropian, i lëshuar nga autoritetet gjermane për trafikim të marijuane në 9 raste vepër që, sipas ligjit gjerman, dënohet me deri në 15 vjet burg. I arrestuari do t’i dorëzohet organit kompetent të prokurorisë. Top Channel