VIDEO/ Tragjedi në Romë, turisti japonez humb jetën pasi bie nga muri i jashtëm i Panteonit

VIDEO/ Tragjedi në Romë, turisti japonez humb jetën pasi bie nga muri i jashtëm i Panteonit

  Një turist japonez vdiq të premten në mbrëmje në Romë pasi ra nga muri i jashtëm i Panteonit , një nga monumentet më ikonike të Italisë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, 69-vjeçari ishte ulur në murin e jashtëm të Panteonit kur, në rrethana të paqarta, ra në një hendek rreth shtatë metra të thellë që rrethon monumentin. Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por burri u nxor pa ndjenja dhe u shpall i vdekur në vendngjarje. Policia e Romës ka nisur një hetim për rrethanat e aksidentit. Sipas mediave italiane, turisti ndodhej në Romë me vajzën e tij, e cila u tha autoriteteve se babai i saj humbi ekuilibrin pasi papritmas u ndje keq. Zona përreth murit të jashtëm të Panteonit është veçanërisht...