Konflikti, nga kafeja te plumbi, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Konflikti, nga kafeja te plumbi, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka vendosur detyrim paraqitje dhe ndalim daljeje jashtë shtetit për katër personat e arrestuar në lidhje me vrasjen e dy të rinjve në Manëz, ngjarje që ndodhi për një konflikt të nisur për një kafe. Seanca u zhvillua pa praninë e mediave, për shkak të ngarkesës me çështje të tjera dhe sekretit hetimor që shoqëron dosjen. Rreth orës 01:25 të datës 22 tetor 2025, në ambientet e jashtme të një lokali në Manëz, janë vrarë me armë zjarri shtetasit Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Aranit Kurti, 23 vjeç. Sipas dëshmisë së kamerierit, konfliktet nisën në momentin kur njëri prej të rinjve i kërkoi kafe, por iu përgjigjën se ekspresi ishte fikur. Nga aty u ndezën përplasje verbale, të cilat përfunduan me përdorim...