Kandidati i pavarur në Bashkinë e Vlorës akuzon KQZ-në për pengim të garës: Jeni në sinkron me interesat e PD dhe PS

Kandidati i pavarur në Bashkinë e Vlorës akuzon KQZ-në për pengim të garës: Jeni në sinkron me interesat e PD dhe PS

Gjergji Nika VLORË- Anëtari i Këshillit Bashkiak të opozitës në Vlorë, Gjergji Nika, i cili ka shpallur kandidaturën e pavarur për zgjedhjet e 9 nëntorit në Vlorë, ka hedhur sot akuza në drejtim të KQZ-së. Përmes një postimi në Facebook, Nika shkruan se rrezikon të mos jetë pjesë e kandidatëve për Bashkinë e Vlorës, edhe pse ka depozituar kandidaturën brenda afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.  Sipas tij, KQZ po vepron në sinkron me interesat e dy partive të mëdha, PS dhe PD, ndërsa thekson se ligji i njeh të drejtën që, si këshilltar bashkiak, të kandidojë si i pavarur edhe pa mbledhur firma përmes Komisioneve Nismëtare. Nika pretendon se, megjithëse ka dorëzuar kandidaturën brenda afateve ligjore, KQZ po përdor artifica dhe interpretime të...