Policia në gjykata? KLGJ: Duhet ndryshuar ligji, oficerët e rendit kontrolle jashtë ndërtesave

Policia në gjykata? KLGJ: Duhet ndryshuar ligji, oficerët e rendit kontrolle jashtë ndërtesave

20 ditë nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, pavarësisht përpjekjeve individuale, protokolli i kontrolleve në gjykata mbetet i njëjtë. Edhe pse të gjithë gjyqtarët në mbledhjen e përgjithshme kërkuan rikthimin e policisë brenda ambjenteve, kjo gjë nuk mund të ndodhë pa ndryshuar ligji. Për këtë arsye, Ilir Rusi, kreu i KLGJ, mbajti një takim me prokurorin e përgjithshëm Olsian Çela dhe Ilir Prodën, drejtorin e përgjithshëm të Policisë. Në një njoftim zyrtar të KLGJ përmendet se të tre zyrtarët kanë rënë dakord për nevojën e ndryshimeve ligjore për sigurinë. Ndërsa jozyrtarisht, iu tha TCH se KLGJ ka propozuar që, ndërkohë që të ndodhin ndryshimet, policia do të trajnojë stafin administrativ të gjykatave të ngarkuara me ligj për të kryer kontrollet e brendshme. Oficerët e rendit,...