Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore, Balluku inspekton punimet për projektin e ri të ARRSH: Shqipëria është kthyer në një pikë turistike

Mirëmbajtja estetike e akseve rrugore, Balluku inspekton punimet për projektin e ri të ARRSH: Shqipëria është kthyer në një pikë turistike

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka inspektuar sot punimet për projektin e ri të Agjencisë Shqiptare të Rrugëve (ARRSH), i cili ka të bëjë me mirëmbajtjen estetike të akseve kombëtare rrugore. Ky projekt i ri ka nisur tashmë të zbatohet në terren dhe pritet të përmirësojë pamjen dhe cilësinë e infrastrukturës rrugore në Shqipëri. Balluku theksoi rëndësinë e këtij projekti, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e imazhit të vendit, veçanërisht për turizmin. “Shqipëria është kthyer në një destinacion të madh turistik dhe për këtë arsye, është e domosdoshme që të ofrojmë akse rrugore që janë jo vetëm funksionale, por edhe estetike,” u shpreh Balluku gjatë inspektimit. Top Channel