Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Mashtruesi me fytyrë fëmije, 37-vjeçari ndërtoi perandori të mashtrimit online në të gjithë botën
Një emër i fuqishëm në biznesin kamboxhian dhe botën e krimit po tërheq vëmendjen ndërkombëtare. Chen Zhi, 37-vjeç, i njohur edhe si Vincent, është një manjat me fytyrë foshnje, i cili ka arritur nivelet më të larta të pushtetit në Kamboxhia, duke investuar në pasuri të paluajtshme luksoze, hotele, dyqane dhe programe filantropike. Por pas kësaj fasade fshihet një histori e errët. Autoritetet amerikane thonë se Chen drejton një nga organizatat më të mëdha kriminale transnacionale në Azi. Një perandori e bazuar në punë të detyruar dhe mashtrime me kriptomonedha, që dyshohet se i sillte Chen-it dhe bashkëpunëtorëve të tij 30 milionë dollarë çdo ditë. Paratë përdoren për vepra arti, avionë privatë dhe prona luksoze në Londër, si dhe për ryshfete ndaj zyrtarëve publikë. Sipas...