Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e dyfishtë për një kafe në Manzë, lirohen katër të arrestuarit, u caktohet masa ‘detyrim paraqitje’
Gjykata e Durrësit ka liruar katër të arrestuarit për vrasjen e dyfishtë në Manzë të Durrësit pak ditë më parë. Bëhet fjalë për shtetasit Erald Cani, 25 vjeç, Ergi Kadiu, 21 vjeç, Taulant Beqja, 37 vjeç, Emirian Beqja, 34 vjeç, të gjithë banues në Manzë, të cilët u lanë në masën ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim të daljes jashtë vendit’, ndërsa hetimet vijojnë. Ndërkohë autori i dyshuar i njërës prej vrasjeve, Daniel Pepa 21 vjeç është ende në kërkim. Ai dyshohet si autor i vrasjes së Flori Paluçit dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për veprat penale“Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Ndërkaq në kërkim është dhe Gëzim Allçi, 30 vjeç, i cili akuzohet se e ndihmoi të largohet nga vendi...