Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Festivali “Lulu Fest”, arbëreshët e Italisë sollën në Korçë interpretimet me bandat frymore
Korça për disa ditë do të jetë një skenë e madhe muzikore me zhvillimin e “Lulu Fest”, festivalit që bashkon banda frymore nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Italia dhe vende të tjera të rajonit. Tingujt e marsheve, interpretimet plot energji dhe atmosfera festive krijuan në ditën e parë një ngjarje që solli jo vetëm art, por edhe bashkim kulturash e miqësish. Pasi performuan duke ecur në rrugët e qytetit pjesëmarrësit tregojnë se festivali ndërkombëtar i bandave frymore është një eveniment i veçantë që u ka dhënë jo vetëm emocione por u ka krijuar hapësirën për të shkëmbyer eksperiencën e tyre “Përfaqësoj Bandën Muzikore të San Giorgio Albanese. San Giorgio është një komunitet që erdhi në 1400 dhe ne po përpiqemi të rigjallërojmë dhe të rilidhim kontaktet...