Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
A ndihmon vërtet magnezi që të flejmë më mirë? Ja çfarë thonë studimet dhe mjekët
Në një kohë kur gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia, magnezi është bërë një nga suplementet më të kërkuara në farmaci. Shumë e pinë para gjumit, me shpresën se do t’i ndihmojë të flenë më shpejt dhe më thellë. Por, a ka vërtet efekt ky mineral në gjumë apo është thjesht një “trend” që po përhapet në rrjete sociale? Pse magnezi është i rëndësishëm për trupin Magnezi është një mineral thelbësor për më shumë se 300 procese në trupin tonë nga prodhimi i energjisë deri te funksionimi i muskujve, nervave dhe trurit. Ai ndihmon gjithashtu në rregullimin e hormoneve të stresit dhe në prodhimin e melatoninës, hormonit që kontrollon ciklin tonë të gjumit. Kur nivelet e magnezit bien, ndonjëherë ndjejmë lodhje, tension nervor...