Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Lela i jep fund lidhjes me Leon, poston një mesazh goditës
Showbiz E Shtunë, 25 Tetor 2025 15:22 Pas disa ditësh spekulimesh në rrjetet sociale mbi një krizë në marrëdhënien mes Leos dhe Leles, situata duket tashmë më e qartë. Vetë ish-banorja ka bërë një reagim publik, të fortë dhe që i vë pikat mbi i fundit të lidhjes së saj me Leon. Ishin ndjekësit ata që kanë vunë re disa lëvizje që kanë ngritur pikëpyetje. Fillimisht, Leo dhe Lela hoqën të gjitha fotot e përbashkëta nga llogaritë e tyre në Instagram, një veprim që shumë fansa e interpretuan si shenjë të ftohjes në marrëdhënie. Më pas, Lela ndaloi së ndjekuri Leon në Instagram, duke lënë të kuptohet se diçka nuk po shkon mes tyre, ndërsa Leo vazhdon ende ta ndjekë atë.