Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Në kërkim nga GJKKO, arrestohen dy persona në Vlorë – Emrat
Policia e Vlorës arrestoi dy presona të dënuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Policia njoftoi sot “bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve: Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë dhe Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë”. Sipas policisë “këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj...