Një 64-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit. Arrestimi i 64-vjeçarit ka ardhur pasi pasditen e së premtes një inxhinier ka rënë nga lartësia në fshatin Paulesh në Peqin. Fatkeqësisht 42-vjeçari ka humbur jetën.
Policia bën me dije se i arrestuari është drejtues teknik në kantierin e ndërtimit ku ndodhi ngjarja. Ai akzuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit: P. S., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;E. Ç., 43 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 30-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Q., 37 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 41-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. P., 66 vjeç, pasi është kallëzuar nga xhaxhai i tij se i ka dëmtuar banesën e pabanuar, në fshatin Belsh, për motive pronësie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njoftom policia.
Inxhineri bie nga lartësia dhe humb jetën, arrestohet drejtuesi teknik i firmës në Peqin
