Mbyllet afati për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhjet e 9 nëntorit, ja kush hyn në garë

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ka përfunduar zyrtarisht afati për regjistrimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në pesë bashki të vendit. Sipas KQZ-së, deri në përfundim të afatit kanë dorëzuar dokumentacionin kandidatët në bashkitë Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë.
Në garë do të jenë:
Vlorë- Dionis Sota (i propozuar nga zgjedhësit) dhe Brunilda Mersini (PS)Berat- Pavlo Shkarpa (i propozuar nga zgjedhësit) dhe Ervin Ceca (PS)Cërrik- Florenc Doka (PS), Eligert Hima (“Lëvizja Shqipëria Bëhet”) dhe Amarildo Hoxha (i propozuar nga zgjedhësit)-Mat: Altin Bojni (PS), Eduart Brahilika dhe Suzana Pasha (të propozuar nga zgjedhësit)
Tepelenë-Gramoz Sako (PS) dhe Gabriel Guma (i propozuar nga zgjedhësit)
KQZ pritet të shqyrtojë dokumentacionin dhe të shpallë zyrtarisht listën përfundimtare të kandidatëve në ditët në vijim. Më 9 nëntor do të zhvillohet zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki të vendit. Qytetarët e Vlors, Beratit, Tepelenës, Matit dhe Cërrikut do t’i drejtohen qendrave të votimit për të kryetarët e rinj të bashkive. Bashkia Tiranë, edhe pse aktualisht pa kryetar, nuk do të shkojë në zgjedhjet e 9 nëntorit, pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj pas ankimimi të kryebashkiakut Erion Veliaj për shkarkimin me vendim të qeverisë./ZËRI