Inxhinieri humb jetën në një kantier ndërtimi në Peqin, arrestohet drejtuesi teknik

FOTO ILUSTRUESE

PEQIN-Një tjetër incident me pasojë vdekjen ka ndodhur në një kantier ndërtimi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Paulesh, në Peqin, ku një inxhinier ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punës në një kantier ndërtimi. Në lidhje me ngjarjen në pranga është vendosur Enver Hoxha, 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik në kantir.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç.
Kushtet e sigurisë në punë vijojnë të mbeten problem në Shqipëri, ku rastet fatale me humbje jete sa vijnë e shtohen./ZËRI