Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kontrollet/ Gjenden 5 iPhone në burgun e Durrësit, ja kujt i përkisnin
Pesë telefona celularë të markës iPhone u sekuestruan sot gjatë një kontrolli të befasishëm në Burgun e Durrësit. Pajisjet e ndaluara u gjetën të fshehura në dyert e dusheve, një ambient i përbashkët për të gjithë të burgosurit në Godinën A, kati i 3-të, sektori 1. Autoritetet dyshojnë se telefonat i përkisnin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi. “Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës. Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit. Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën...