Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Gomone me drogë nga Shqipëria, zbulohen 80 kilogramë marijuanë. Në pranga 50-vjeçari
Pas hetimeve nga policia janë gjetur 80 kilogramë marijuanë në gomonen e kapur një ditë më parë në hapësirën detare mes Korfuzit dhe Igumenicës. Policia greke ka ushtruar kontroll në mjetin lundrues që ishte gjysmë i fundosur, duke zbuluar edhe sasinë e lëndës narkotike. Dyshohet se 50-vjeçari nga Saranda është detyruar të lëshojë sinjalin “SOS” për shkak të avarisë së shkaktuar deti i trazuar. Për ngjarjen ka pasur bashkëpunim edhe më policinë kufitare të Sarandës, efektivët e së cilës në bashkëpunim me oficerët e sektorit të anti-drogës kanë ushtruar kontrolle banesash gjatë pasdites së të premtes në Sarandë, por deri tani pa rezultat. Kontroll është ushtruar në banesën e E. Musait i njohur ndryshe si “Çimoni” dhe familjarëve të tij. Paraprakisht mendohet se mjeti lundrues...