Qeveria propozon pr/ligjin për lobimin: Çdo kontakt, kontratë apo shpenzim do të jetë i deklaruar dhe i verifikueshëm

Qeveria propozon pr/ligjin për lobimin: Çdo kontakt, kontratë apo shpenzim do të jetë i deklaruar dhe i verifikueshëm

Qeveria shqiptare harton për herë të parë një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla të qarta për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private. Iniciativa për miratimin e këtij projektligji është pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndërmarrë në kuadër të avancimit të negociatave me Bashkimin Evropian dhe përkatësisht në Pozicionin e Përbashkët Negociues të BE-sëpër Shqipërinë për Grupkapitullin “Themeloret”. Projektligji “Për lobimin” ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikëbërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme. Përcaktohet një kuadër i qartërregullash për ushtrimin e veprimtarisë së ndikimit në proceset publike të vendimmarrjes,...