Lezhë/ Vodhi bizhuteri me vlerë 300 mijë lekë të rinj, arrestohet 24-vjeçari! I shiti në një argjendari në Shkodër (EMRI)

Lezhë/ Vodhi bizhuteri me vlerë 300 mijë lekë të rinj, arrestohet 24-vjeçari! I shiti në një argjendari në Shkodër (EMRI)

Një 24 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi vodhi bizhuteri në një banesë në Ishull Shëngjin. I riu u kap nga kamerat e sigurisë teksa në mes të ditës hyn i qetë në banesën ku grabiti. Vlera e bizhtuterive kap vlerën rreth 300 000 lekë. Sipas hetimeve të kryera Marjolin Malaj i kishte shitur bizhuteritë në në një argjendari në Shkodër, pronari i së cilës do të hetohet në gjendje të lirë. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë...