Propozohet projekt-ligjin “Për Lobimin”! Rama vendos “rregulla për korrupsionin”

Propozohet projekt-ligjin “Për Lobimin”! Rama vendos “rregulla për korrupsionin”

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Qeveria ka hartuar një projekt ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private. Projektligji “Për lobimin” ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikëbërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme. Projekt-ligji vendos mekanizma të detyrueshëm për deklarimin e kontakteve të lobimit, përfshirë raportimin nga vetë zyrtarët publikë. Qeveria njofton se në thelb të kësaj nisme qëndron parimi i transparencës dhe parandalimit të korrupsionit. NJOFTIMI: Qeveria shqiptare harton për herë të parë një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla të qarta...