Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump, tur “paqeje” në Azi, takim me presidentin kinez për tarifat. Do takojë komunistin Kim Jong Un dhe Lula da Silva
Presidenti amerikan Donald Trump ka nisur turin aziatik, i cili pritet të përfshijë takime me liderë të rëndësishëm botërorë dhe negociata vendimtare tregtare me homologun kinez Xi Jinping. Trump do të takohet me Xi në Korenë e Jugut, në ditën e fundit të vizitës së tij rajonale, me synimin për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës. Presidenti amerikan do të vizitojë gjithashtu Malajzinë dhe Japoninë, në udhëtimin e tij të parë në Azi që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, periudhë që ka shënuar rritje të tarifave dhe marrëveshjeve të reja ndërkombëtare. Në avionin presidencial Air Force One, Trump deklaroi se pret një “takim shumë të mirë” me Xi, duke shtuar...