Drafti i ri, lobistët në Shqipëri afat 6 muaj për të deklaruar burimet financiare dhe shpenzimet. Qeveria: Regjistër publik për kontaktet dhe kontratat

Drafti i ri, lobistët në Shqipëri afat 6 muaj për të deklaruar burimet financiare dhe shpenzimet. Qeveria: Regjistër publik për kontaktet dhe kontratat

Qeveria ka hartuar një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private. Sipas qeverisë, projektligji “Për lobimin” ka në fokus ndërveprimin midis palëve të interesuara si bizneset, organizatat e shoqërisë civile apo grupet e ekspertëve nga njëra anë dhe vendimmarrësve publikë nga ana tjetër, duke garantuar që proceset e politikë-bërjes të jenë transparente dhe të gjurmueshme. “Qeveria propozon Projekt-ligjin “Për Lobimin”: Një instrument i ri për transparencë, integritet dhe besim në vendimmarrjen publike Qeveria shqiptare harton për herë të parë një kuadër ligjor për rregullimin e veprimtarisë së lobimit, ku synon të vendosë rregulla të qarta për ndërveprimin ndërmjet zyrtarëve publikë dhe subjekteve private. Iniciativa për miratimin e këtij projektligji është pjesë...