Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Nuk kryen kontrolle, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq tre punonjës të burgut 313
Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq tre punonjës të burgut 313 për ‘Shpërdorim detyre’. Efektivët Bashkim Muça, Oldi Myzyri dhe Radion Maloku nuk kryen kontrolle duke mundësuar që dy të burgosur, konkretisht Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri, të mund të arratiseshin para katër vitesh nga IEVP ‘Jordan Misja’. “Në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.5648, të vitit 2022, të nisur pas tentativës për t’u arratisur e dy të burgosurve A. Ç. dhe F.P, në IEVP ‘Jordan Misja’, rezultoi se këta shtetas për kryrjen e tentativës për t’u arratisur kanë përfituar dhe nga shkelja e rregullave të shërbimit të rojes të kryera nga disa punonjës të IEVP “Jordan Misja” Tiranë, që kanë qenë me shërbim në momentin e arratisjes. Sipas referimit të bërë, në datë 08.08.2021,...