Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Depozitimi i mbetjeve/ Denoncimi i PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK
Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër aferë korruptive me kontrata për depozitimin e mbetjeve urbane, duke i dhënë miliona euro një kompanie që ndodhet nën hetim dhe sekuestro nga SPAK. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi sot se depozitimi i mbetjeve urbane në Durrës është kthyer në një “histori të re të dyshuar korrupsioni”, me kontrata pa transparencë dhe me fitues të paracaktuar. “Depozitimi i mbetjeve urbane në Durrës është kthyer në një tjetër histori të dyshuar korruptive, me kontrata pa transparencë dhe me miliona euro që përfundojnë në llogaritë e një kompanie që ndodhet nën sekuestro për shkak të hetimeve nga SPAK.”- deklaron Vangjeli. Sipas saj, më 8 tetor 2021, Bashkia Durrës ka lidhur një kontratë me negocim pa shpallje...