Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
U vra pas konfliktit për një kafe në Manëz, mediat italiane: 33-vjeçari ishte në kërkim për plagosje të dyfishtë në Perugia
Flori Paluçi, 33-vjeçari që mbeti i vrarë në Manëz të Durrësit, pasi një sherri për një kafe ishte në kërkim në Itali për tentativë vrasjeje të dyfishtë në Perugia. Mediat italiane bëjnë me dije se Paluçi ishte nën hetim nga Prokuroria e Perugias për ngjarjen e ndodhur më 19 qershor të këtij viti, përpara një bari në zonën e Vernës në Umbertide, ku dy persona mbetën të plagosur rëndë pas një shkëmbimi zjarri. Sipas hetimeve nga autoritetet fqinje ngjarja ishte e lidhur me përplasje për çështje droge. Pas atentatit, 33-vjeçari, i cili ishte i njohur më parë për policinë, ishte arratisur menjëherë, duke u bërë i paidentifikueshëm për muaj të tërë. Fundi i arratisjes së Paluçit erdhi në orët e vona të mbrëmjes mes 21 dhe 22 tetorit, kur në Manëz të...