Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
LAJM I FUNDIT/ Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë
Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit. Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I. Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion. Top Channel