Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
‘Sjellje e pahijshme’, AMP arreston oficerin e policisë së Vlorës dhe nis hetimin për kolegun e tij
AMP ka arrestuar një oficer të Policisë së Vlorës dhe ka nisur hetimi disiplinor ndaj kolegut të tij për sjellje të pahijshme. Inspektori, shtetasi me iniciale H. I., me detyrë oficer i Komisariatit të Vlorës, u denoncua nga një person, i cili kishte telefonuar sallën operative dhe kishte thënë se dy policisë, e kishin ndaluar në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ dhe se ishin prezantuar me një sjellje aspak etike. Për efektivin tjetër që e shoqëronte, është proceduar hetim disiplinor. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor H. I., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar...