Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“BE-së nuk i dihet kurrë”/ Rama nga Berlini: Si pacient me 27 mjekë, të gjithë duhet të bien dakord për anëtarësimin e Shqipërisë
Nga Gjermania ku mori pjesë në një konferencë në kuadër të ‘Berlin Global Dialogue’, kryeministri Edi Rama tha se Bashkimit Europian i duhet Ballkani Perëndimor. Rama përsëriti se Shqipëria do t’i përmbushë ‘detyrat e shtëpisë’ brenda vitit 2027 dhe do të jetë unioni që do të marrë vendimin. “BE është i vetmi realitet gjeografik dhe gjeopolitik që ka dy kufij. BE ka kufij të jashtëm dhe të ndrendshëm, brenda kufirit të brendshëm jemi ne. Jemi kërthiza e BE. Hezitimi për t’u bashkuar me këtë pjesë, është absolutisht ide jo e mirë. Besoj se për të gjitha ato arsye të mira, BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa kemi mundësi edhe ne. Me BE nuk i dihet kurrë, nuk është bishë e parashikueshme, është një...