Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Anëtari i ‘Babagjyshëve’ bashkë me mikun e tij tentuan të arratisen me çarçaf, 3 efektivët e burgut ‘313’, në gjyq
Burgu 313 TIRANË-Tre punonjës të burgut '313' janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës për tentativën e arratisjes së dy të burgosurve më 2021. Efektivët e burgut akuzohen për 'shpërdorim detyre'. Sipas hetimit efektivët Bashkim Muça, Oldi Myzyri dhe Radion Maloku nuk kryen kontrolle duke u mundësuar dy të burgosurve, Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratisjen para katër vitesh. Fatmir Pjetri pjesë e “Bandës së Babagjyshëve” së bashku me Arbër Çekajn më 8 gusht 2021 tentuan arratisjen përmes çarçafit në burgun 313 në Tiranë. Pjetri, së bashku me Arbër Çekajn shfrytëzuan momentin e e ajrosjes por nuk ia dolën që të arratiseshin. Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 14 vite burg të Arbër Çekajt, i cili u shpall fajtor për trafikimin e një sasie prej 613 kg kokainë që u sekuestrua...