Rezultoi pozitiv në testin e alkoolit, arrestohet punonjësi i policisë në Vlorë

Rezultoi pozitiv në testin e alkoolit, arrestohet punonjësi i policisë në Vlorë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka arrestuar një inspektor në Vlorë. Arrestimi i inspektorit ka ardhur pasi ai rezultoi pozitiv në testin e alkoolit. Në njoftim AMP thekson se një qytetar ka pretenduar se dy punonjës policie e kanë ndaluar në zonën e Ujit të Ftohtë, duke u prezantuar me një sjellje jo etike. Pas kryerjes së testit të alkoolit, polici i arrestuar ka rezultuar pozitiv. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor H. I., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshmë në Komisariatin e Policisë Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pas telefonatës së...