Thyente xhamat e makinave dhe i vidhte, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Thyente xhamat e makinave dhe i vidhte, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Refleksi”, i cili çoi në arrestimin e një 37-vjeçari nga Tirana, autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve në qytetin bregdetar. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, i arrestuari, V. K., 37 vjeç, qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të Durrësit, thyen xhamat e automjeteve dhe vidhte sende personale, para dhe pajisje elektronike. Më pas, ai përdorte automjetin e tij për të transportuar dhe fshehur sendet e vjedhura. Gjatë operacionit, 37-vjeçari u kap në flagrancë teksa tentonte të vidhte një tjetër automjet “Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të gjatë...