“Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale

“Paketa e Maleve” rrezikon të nxisë konflikte sociale

“Ti Kreshnik, çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?”- iu drejtuar kryeministri Edi Rama të enjten kryetarit të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari gjatë një takimi me kryetarët e bashkive, ku ata morën urdhër të prerë që të dorëzonin hartat e zonave prioritare në qeveri për zbatimin e ligjit kontravers “Paketa e Maleve”. Edhe pse Hajdari u përpoq të justifikohej se dorëzimi i hartës ishte penguar nga përgjigjet e Kadastrës për statusin e pronësisë së tokave, justifikimi i tij u hodh poshtë nga Rama. “Nëse ti pret përgjigje nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin. Nuk ke kuptuar paketën, nuk ke kuptuar asgjë,” iu drejtua Rama kryebashkiakut. Për kryeministrin Rama, paketa është “ilaçi” për problemin tridhjetë...