Pjesë nga intervista:
Moderatori: Duhet thënë që keni pasur një vit të mbarë, keni ecur mirë, jeni rizgjedhur — së pari, urime për rizgjedhjen.
Rama: Faleminderit shumë! Kemi pasur një vit të mbarë, po ta vendosim në kontekstin e Europës.
Moderatori: Shifrat flasin: vendi është kandidat zyrtar dhe ka çelur negociatat për në BE. Von der Leyen ka thënë që Shqipëria është në drejtimin e duhur, po ashtu Marta Kos ka theksuar që BE mendon se Shqipëria po përparon.
Rama: Gjatë 11 muajve të fundit kemi çelur 5 nga 6 grupkapituj. Kjo na inkurajon shumë. Në këtë moment, Europa është plotësisht e zgjuar, çka nuk ishte kështu vite më parë. Për këtë “zgjim” duhej agresioni brutal ndaj Ukrainës. Mund të shohim një dallim të madh: më parë BE thoshte që Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm, por vetëm me fjalë — tani është e kundërta. Shqipëria ka çelur dhe mbyllur kapituj edhe më parë.
Top Channel
