Edi Rama dhe Ursula von der Leyen
TIRANË-Kryeministri Edi Rama, së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të jenë sot të pranishëm në forumin ndërkombërar të Berlinit (Berlin Global Dialogue), si dy folësit e sesionit përmbyllës. Forumi ka në fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
“Berlin – Në Berlin Global Dialogue (BGD) – forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin e Gjermanisë, me fokus sfidat globale të ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes – ku jam i ftuar si njëri ndër dy folësit e sesionit përmbyllës nesër, së bashku me Presidenten Ursula von der Leyen”, njoftoi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale.
Kujtojmë se pak ditë më parë kreu i qeverisë ka qenë i pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur më 22 tetor 2025, në Londër. Kryeministri britanik, Keir Starmer, priti të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor./ZËRI
