20 vende bashkohen për të ‘goditur’ Rusinë: Nafta dhe gazi jashtë tregut global

20 vende bashkohen për të ‘goditur’ Rusinë: Nafta dhe gazi jashtë tregut global

Më shumë se 20 vende që mbështesin Ukrainën kanë premtuar të “heqin naftën dhe gazin rus nga tregu global” për të rritur presionin ndaj Presidentit Vladimir Putin dhe për të ndaluar luftën. Kryeministri britanik Sir Keir Starmer, pas samitit të “koalicionit të gatshëm” në Londër, tha: “Po mbyllim financimin e makinerisë së luftës së Rusisë.” Së fundmi, SHBA-ja dhe Britania kanë sanksionuar dy kompanitë më të mëdha të naftës ruse, ndërsa BE-ja ka synuar eksportet e gazit të lëngshëm. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presioni mbi Rusinë është mënyra e vetme për të ndaluar sulmet, por gjatë samitit nuk u njoftuan furnizime me raketa me rreze të gjatë. Zelensky ka kërkuar më parë raketa amerikane dhe europiane për të goditur objektiva strategjike brenda Rusisë,...