Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hajdutët përdorën pajisjen gjermane për grabitjen në Luvër, kompania e reklamon në Instagram
Ndërsa policia franceze dhe drejtuesit e Muzeut të Luvrit janë akoma duke u përpjekur të kuptojnë se si hajdutët arritën të vjedhin bizhuteri të çmuar në dritën e ditës, një kompani gjermane ka shfrytëzuar rastin për t’u bërë e famshme. Bëhet fjalë për Böcker, firmën që ka prodhuar ashensorin, pajisjen e përdorur në grabitjen e guximshme. Kompania ka postuar në Instagram një foto të vendit të ngjarjes, me mbishkrimin: “Herën tjetër kur duhet të transportoni shpejt thesaret tuaja. Böcker Agilo lëviz mallrat deri në 400 kg me 42 metra në minutë, pothuajse pa zë falë motorit elektrik 230 V.” Hajdutët, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur, morën bizhuteri historike me vlerë mbi 100 milionë dollarë të dielën në mëngjes, ndërsa muzeu ishte i hapur...