Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit nga policia kufitare

Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit nga policia kufitare

Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi. Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë. Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë...