Kuba dorëzon baronin kinez, trafikanti i madh i fentanilit ekstradohet në SHBA pas arratisjes spektakolare

Kuba dorëzon baronin kinez, trafikanti i madh i fentanilit ekstradohet në SHBA pas arratisjes spektakolare

Një nga “kokat” më të kërkuara të trafikut ndërkombëtar të drogës, Zhi Dong Zhang, i njohur me pseudonimet Brother Wang, Pancho dhe HeHe, është arrestuar dhe ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë fund një arratisjeje spektakolare që nisi muaj më parë në Meksikë. Qeveria kubane njoftoi të enjten se kishte ekstraduar Zhang-un në Meksikë, ndërsa autoritetet meksikane konfirmuan menjëherë dorëzimin e tij në SHBA, ku përballet me akuza për trafik droge dhe pastrim parash. Sipas Departamentit të Drejtësisë amerikan, Zhang akuzohet për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të fentanilit dhe për pastrimin e miliona dollarëve për kartelet më të fuqishme meksikane, Sinaloa dhe Jalisco New Generation (CJNG). Ish-agjenti i DEA-s, Mike Vigil, e përshkroi atë si “lidhjen kyçe mes karteleve meksikane...