Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Ke një theks të bukur, por nuk e kuptoj çfarë po thua”, Trump kritikohet ashpër pas komenteve ndaj gazetares franceze
Presidenti amerikan Donald Trump u kritikua ashpër, pasi komentoi mënyrën e komunikimit të një gazetareje franceze. Trump, pasi gazetarja i drejtoi pyetjen, u shpreh se nuk e kupton kur flet pavarësisht theksit të bukur francez. Presidenti amerikan i kërkoi gazetares që ta përsëriste pyetjen me zë të lartë. Duke mos arritur ta kuptonte plotësisht pyetjen për situatën Gaza-Izrael, Trump iu drejtua ish-Prokurores së Përgjithshme të Floridës, Pam Bondi, duke i thënë: “A do të më përgjigjesh, të lutem? Sepse nuk kuptoj asnjë fjalë që po thotë”. Donald Trump-gazetares: Nga je? Gazetarja: Jam nga Franca. Donald Trump: Je nga Franca?! Ke një theks të bukur, por nuk mund ta kuptoj çfarë po thua. BREAKING: Trump just made an absolute fool of himself, not being able to...