Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Skandali në Luvër/Hetimi përfshin mbi 100 oficerë dhe 150 mostra ADN-je
Ekziston një “shpresë e vogël” për të rikuperuar bizhuteritë e vjedhura me vlerë 102 milionë euro nga Muzeu i Luvrit më 19 tetor. Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, e cila po drejton hetimin, u shpreh kështu për Ouest-France të enjten, 23 tetor: “Publikimi i kësaj grabitjeje të organizuar më jep një shpresë të vogël që autorët nuk do të guxojnë të lëvizin shumë me bizhuteritë dhe ne mund t’i gjejmë nëse veprojmë shpejt”, tha Beccuau. Grabitja e guximshme Katër hajdutët arritën të vjedhin tetë bizhuteri të Napoleoni-t duke u maskuar si punëtorë ndërtimi dhe duke përdorur një shkallë mekanike për të hyrë në muze përmes ballkonit. Rreth orës 9:30 të mëngjesit të së dielës, 19 tetor, 30 minuta pas hapjes së muzeut, hajdutët u futën...