Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
“Tete Albania” nën akuzë/ Minatorët e Spaçit në protestë prej ditësh, shkelje dhe mungesë sigurie në galeri
Prej më shumë se dhjetë ditësh, rreth 60 minatorë të Spaçit janë ngritur në protestë përballë kompanisë “Tete Albania”, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe njohjen e kontratave kolektive. Minatorët pohojnë se punojnë në kushte të vështira, me paga të pandryshuara prej vitesh dhe pa siguri teknike të mjaftueshme. “Kompania nuk njeh kontratat kolektive dhe nuk pranon që ne të jemi pjesë e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë,” – thanë protestuesit, të cilët shtuan se protesta nisi pas pushimit nga puna të një brigadieri në mes të turnit. Sipas tyre, gjatë ditëve të protestës, shumë prej punëtorëve kanë marrë njoftim për zgjidhjen e kontratës së punës me arsyetimin “për braktisje të vendit të punës”. Në dokumentet zyrtare thuhet se kontratat janë ndërprerë për...