Gjekmarkaj: Balluku, personi më i fuqishëm pas Ramës, SPAK duhet të sqarojë publikun

Gjekmarkaj: Balluku, personi më i fuqishëm pas Ramës, SPAK duhet të sqarojë publikun

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka folur në emisionin “Kjo Javë” lidhur me lajmin e marrjes zyrtarisht si të pandehur nga SPAK të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku tha se ajo është personi më i fuqishëm pas kryeministrit Edi Rama. Gjekmarkaj deklaroi se SPAK duhet të sqaroj publikun mbi çështjen ndaj Ballukut, ndërsa shtoi se mbetet për t’u parë qëndrimi i vetë Ballukut dhe i kryeministrit Rama për këtë çështje. Demokrati theksoi se nëse lajmi konfirmohet, përbën një sinjal të rëndë për mënyrën se si administrohet Shqipëria dhe se opozita nuk gëzohet për lajme të tilla. Gjekmarkaj: Duket sikur është një lajm që po rri mes të gjallëve dhe të vdekurve dhe nuk po merr rrugën. SPAK ka detyrimin jo të thotë që nuk kemi gjë për...