‘Prodhimi i kokainës është rritur ndjeshëm që kur ai mori detyrën’, SHBA-ja vendos sanksione ndaj presidentit kolumbian

‘Prodhimi i kokainës është rritur ndjeshëm që kur ai mori detyrën’, SHBA-ja vendos sanksione ndaj presidentit kolumbian

Uashingtoni ka vendosur sanksione ndaj Presidentit kolumbian Gustavo Petro, duke e akuzuar atë se nuk pranon të ndalojë rrjedhën e kokainës në Shtetet e Bashkuara, duke rritur presionin mbi udhëheqësin e vendit latino-amerikan, i cili është përplasur me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. “Që kur Presidenti Gustavo Petro mori detyrën, prodhimi i kokainës në Kolumbi është rritur ndjeshëm në nivelin më të lartë në dekada, duke përmbytur Shtetet e Bashkuara dhe duke helmuar amerikanët”, tha Sekretari i Thesarit Scott Bessant. “Presidenti Petro lejoi që kartelet e drogës të lulëzonin dhe refuzoi ta ndalonte këtë aktivitet. Sot, Presidenti Trump po ndërmerr veprime të forta për të mbrojtur kombin tonë dhe për ta bërë të qartë se nuk do ta tolerojmë trafikimin e drogës në vendin tonë”,...