Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Kroacia rikthen ushtrinë e detyruar
FOTO ILUSTRUESE KROACI-Parlamenti kroat ka miratuar rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të forcuar aftësitë mbrojtëse të Kroacisë mes kërcënimeve globale në rritje dhe luftës në Ukrainë. Për të miratuar masën, parlamentarët kroatë duhej të ndryshonin dy ligje atë të Mbrojtjes, dhe ligjin e Shërbimit në Forcat e Armatosura. Gjithsej 84 deputetë nga 151 anëtarë të parlamentit miratuan ndryshimet në ligjin për mbrojtjen, ndërsa 110 ndryshuan ligjin për shërbimin në forcat e armatosura. Mediat e huaja raportojnë se nga fillimi i vitit 2026, rreth 18,000 të rinj përjashtuar gratë do të thirren çdo vit nga mosha 18 vjeç për dy muaj stërvitje. Ata që do të kryejnë shërbimin ushtarak do të marrin 1,100 euro në muaj. Për ata që do të zgjedhin shërbimin social, shuma nuk është specifikuar. Ata...